Blic në Maqedoninë e Veriut. Jo vetëm shtëpinë e ish-zv/kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi por kontroll u ushtrua edhe tek banesa e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami.
Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ku siç dihet deri më tani mësohet se ai ndodhet në Kosovë, ku pas njoftimeve të mediave, ai ka theksuar se është për vizitë private dhe do të kthehet përsëri në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë në Maqedonisë, Përparim Bajrami, as ai nuk është gjetur në shtëpi. Për të dyshohet se ka ikur jashtë vendit disa muaj më parë, ndërsa familjarët kanë premtuar se do të kthehet përsëri. Në shtëpinë e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë gjetur, 50 mijë franga zvicerane.
Pas shpalljes non grata policia bastis shtëpinë e Artan Grubit