Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në ndeshjen Fiorentina – Inter, më 1 dhjetor, kur ai pësoi kolaps në fushë. Pas dy javësh në spital dhe instalimit të një defibrilatori të përkohshëm, 22-vjeçari shprehu mirënjohjen për mbështetjen e marrë dhe theksoi se futbolli është më shumë se një lojë.
“Përshëndetje të gjithëve, unë kisha mundësinë të mendojë shumë gjatë këtyre ditëve të vështira. Teksa reagimi në rrjetet sociale nuk është në natyrën time, unë desha që të ndaj mendimet e mia pas diçkaje që më shqetësoi thellë. Ngjarja e pakëndshme që ndodhi në ndeshjen Fiorentina-Inter më ka treguar mua më shumë se kurrë, që futbolli është më shumë se një lojë, kampionat apo karrierë.
Futbolli është një komunitet, i lidhur me njerëzit që ndajnë të njëjtin pasion së bashku në momente gëzimi, zemërimi, zhgënjimi dhe dhimbje. Është në këto momente që unë e kuptova sa i vërtetë është sporti, përtej rezultateve, garës apo rivalitetit. Ne jemi të gjithë të bashkuar”, shkroi ai.