Zbardhen detaje të reja për vrasjen e shqiptarit Irakli Devella dje në Greqi. Shoku i tij, Edi Lolo u plagos rëndë. Viktima, baba i dy fëmijëve, ka lindur në Sarandë.
“Kanë kaluar shumë vite që prej 2011-ës, kur emri i tij u përfshi në një çështje për zhvatje dhe mashtrim. Gjatë kësaj kohe nuk kemi informacion se po vazhdonte jetën e tij të paligjshme”, tha një oficer i policisë i përfshirë në hetimin e rastit.
Në vitet e fundit, 47-vjeçari ishte pronar i një kafeje në një zonë të Peristerit. Kafeja në Thrakomakedones ku ai u ekzekutua, ishte një vend ku shkonte shpesh. Autorët e kanë ndjekur dhe kanë qenë në dijeni të këtij zakoni dhe për këtë arsye zgjodhën ta ekzekutonin aty.