Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., banues në Shkodër, pasi është kallëzuar nga punonjësi i Policisë Bashkiake, A. T., se është kanosur dhe goditur me grusht në fytyrë pa arsye të justifikuar gjatë detyrës. Incidenti ka ndodhur ditën e sotme, kur punonjësi i policisë bashkiake ishte në krye të detyrës.
R. H. u arrestua për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.