-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi jetën nga meningjiti, shkolla reagon për 17-vjeçaren: Do të na mungosh

Kryesoret

Shkolla “Leonik Tomeo” në Durrës ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas humbjes tragjike të 17-vjeçares Noela Caka, e cila ndëroi jetë nga meningjiti akut. Ngjarja e trishtuar ka lënë pas dhimbje të thella në komunitetin shkollor, ku Noela ishte një nxënëse e dashur dhe e vlerësuar nga të gjithë.

Në njoftimin e publikuar, shkolla thekson se është e vështirë të përshkruhet dhimbja që ndjejnë të gjithë, duke e cilësuar Noela-n si një vajzë të mirë, të dashur, dhe me një shpirt të gëzuar. “Do të na mungosh pafundësisht, por do të jesh gjithmonë në zemrat tona,” thuhet në reagimin e shkollës.

Noela kishte udhëtuar javën e kaluar me klasën për një ekskursion në Voskopojë dhe kishte pasur një gjendje virale, që kaloi shpejt, por pas disa ditësh shfaqën simptoma të rënduara. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo humbi jetën pasi gjendja e saj u përkeqësua shpejt.

Autoritetet shëndetësore janë duke gjurmuar personat që mund të kenë pasur kontakte me Noela-n, ndërsa shkolla ka njoftuar se ambientet do të dezinfektohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit