-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu: Dy vendime të Gjykatës ndryshuan fatin politik të PD-së dhe Berishës

Kryesoret

Në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me masat e sigurimit dhe proceset ligjore, duke e lidhur këtë çështje me rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai thekson se ka një keqkuptim të procedurave dhe flet për rrezikun e ndikimeve politike në sistemin e drejtësisë. Spahiu ndan gjithashtu mendimin se janë dy vendime të rëndësishme të gjykatave që kanë ndryshuar fatin politik të Partisë Demokratike dhe të kryetarit të saj.

“Mendoj se është një efekt procedurial që nuk ndodh vetëm me Berishën. Qoftë prokuroria e zakonshme në rastet e masave të sigurimit, kur gjykata e vendos masën, ka kërkuar prokuroria, është një procedurë që në 99% të rasteve, kushdo që të jetë subjekti, prokuroria bën apel, përfundimisht për të qëndruar tek kërkesa që ata kanë pasur. E dyta, kjo rrezon gjithë atë teori që nuk di, ose u mediatizua aq shumë pa asnjë bazë ligjore, kushtetuese apo juridike. Fatkeqësisht, e degjoja nga kolegët e mi që argumentonin se çështja shkon për gjykim, masa e sigurimit bie vetvetiu, sepse subjekti, i pandehuri, nuk ka më mundësi për të prishur prova.

E para, nuk ka asnjë dispozitë ligjore për ata që na ndjekin. Kur thuhet në momentin që dosja kalon nga prokuroria në gjykatë për gjykim, te pandehurit i hiqet masa e sigurimit, kjo është e pavërtetë dhe nuk qëndron. E dyta, nëse ekzistojnë mundësitë për të prishur provat apo për ta dëmtuar procesin, mundësia është më e madhe ta dëmtojnë në gjykatë, dhe jo në prokurori, për dhjetëra arsye. Sepse gjithë këto prova janë marrë nga prokuroria në hetim dhe do merren në shqyrtim nga gjykata.”

“Vijmë tani tek procesi që ka marrë një drejtim të ri. Dy vendime të rëndësishme të gjykatave kanë ndryshuar të ardhmen dhe fatin politik edhe të PD-së, edhe të kryetarit të saj. Sepse e para, zyrtarisht, Sali Berisha është kryetari i PD-së, me logo, me vulë, me cilësi të kryetarit të njohur juridikisht nga gjykata, nga kjo gjykatë që e ka quajtur për disa vite ‘bandë’, ‘organizatë të Edi Ramës’.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit