-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu: Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i shpallë të paligjshme përgjimet e Sky ECC

Kryesoret

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në emisionin 5 Pyetjet me Babaramon lidhur me presionin që grupet kriminale mund të ushtrojnë ndaj institucioneve, si dhe mbi procesin e zëvendësimit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, ka referenca ndërkombëtare që legjitimojnë përgjimet e bëra përmes platformave Sky ECC dhe EncroChat, dhe këto nuk mund të sfidohen nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

“Grupet kriminale do ushtrojnë presion dhe padyshim që presioni po ushtrohet. Shpresa e fundit, jo vetëm për grupet kriminale, por edhe për zyrtarë të lartë të policisë, të sistemit gjyqësor, politikanë, të cilët janë të lidhur në rrjetet e hetimeve dhe shërbimeve të institucioneve ligjzbatuese të Belgjikës dhe Francës, në zbardhjen e përgjimeve të Sky ECC, është ende në proces. Por, në ditët e fundit, sipas informacionit që kam, procesi për zëvendësimin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese nuk lidhet me këtë çështje.

Deri tani, nuk kam gjetur fakte që e lidhin këtë proces me të. Dua të mos bëj konspiracione, as të krijoj lajm, as të bëj tituj për këtë rast. Sekuestrimi i serverave dhe zbardhja e platformave Sky ECC, të cilat janë konsideruar si platforma kriminale, dhe sekuestrimi i tyre, si dhe zbardhja e komunikimeve, janë konsideruar të ligjshme nga një sërë gjykatash gjermane, franceze dhe belge, dhe nuk mund të dalë një gjyqtar në GJK që të shkelë praktikat ndërkombëtare në Gjykatën Kushtetuese.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit