Deputeti demokrat Dashnor Sula ka zbuluar në një intervistë për News 24 strategjinë e Partisë Demokratike për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Ai ka theksuar se lideri i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar nga anëtarët e partisë që të përqendrohen në nevojat dhe problemet reale të qytetarëve, duke injoruar kundërshtarët politikë.
Sula citoi Berishën duke thënë “Mos u merrni me kundërshtarët politikë, fokusin te qytetarët, vetëm te qytetarët”. Kjo strategji vjen në një kohë kur opozita po përpiqet të forcojë lidhjet me elektoratin dhe të adresojë shqetësimet e shqiptarëve për situatën aktuale në vend.