-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi në Bruksel/ Palët dakordohen për zbatimin e marrëveshjes për të pagjeturit

Kryesoret

Pas një takimi trepalësh në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kanë arritur marrëveshje për formimin e një komisioni të përbashkët për të mbikëqyrur zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

“Tani mund të ecim tutje që gjatë muajit të ardhshëm të mbahet mbledhja e parë e komisionit të përbashkët. Ka premtime nga ana e Serbisë që nuk do të ketë tendenca që në të ardhmen puna e këtij komisioni të pengohet”, tha Bislimi.

Takimi, i cili zgjati më shumë se dy orë, shënon një hap të rëndësishëm për adresimin e shqetësimeve të familjeve të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

“Ky hap përbën një moment të rëndësishëm në adresimin e shqetësimeve tona lidhur me këtë çështje kaq të ndjeshme dhe të rëndësishme për familjet dhe shoqërinë tonë”, thuhet në njoftim

Të dy palët shprehën angazhimin për të avancuar në këtë çështje humanitare, ndërkohë që theksuan nevojën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit