Mirlind Daku, sulmuesi shqiptar i Rubinit të Kazanit, mund të largohet nga klubi në janar, sipas fjalëve të babait të tij, Fehmi Daku.
Fati i lojtarit do të vendoset shpejt, pasi mund të ketë dy mundësi: rinovimi i kontratës me klubin rus ose largimi i menjëhershëm. Fehmi Daku ka pohuar se ka pasur interes nga Zenit Shën Peterburg, por ky interes nuk ka zgjatur shumë.
Trajneri i Rubinit, Rashid Rahimov, ka konfirmuar gjithashtu kërkesën e klubeve të Premier Ligës ruse, si Krasnodari dhe CSKA Moskë. Rubini kërkon një shumë prej 10-12 milionë euro për kartonin e Dakut, i cili ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 5 asiste në këtë sezon.