-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhimbja dhe shpresa! Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” sjell “Ode për tempujt që nuk u harruan”

Kryesoret

Harqe guri, porta te mëdha guri, dritare të shqyera ku era fryn trishtueshëm. Magje e braktisur, çati e rënë dhe një copëz qiell i vetmuar, i ngrënë, i vrarë. Era fryn nëpër shkurre, mbi gurë të latuar dhe puse të harruar, mbi trarë të përmbysur në këtë shembje të jetës dhe të botës në Çamëri…“.

Këto vargje të birit të Çamërisë, poetit, shkrimtarit, kineastit dhe publicistit Luan Rama, me një interpretim brilant të aktorit Alfred Trebicka, me regji nga Pandeli Çeço dhe produksion të Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” sollën emocione të forta mbrëmjen e sotme në Kinema Millennium.

“Ode për tempujt që nuk u harruan” është një film poetik në kujtim të shqiptarëve të Çamërisë të masakruar nga ushtria greke në qershor -shtator të vitit 1944 në qytezat e fshatrat e vjetra të Çamërisë. Dhimbja dhe shpresa e popullsisë martire të Çamërisë.

Vargjet janë një fotografi e ditëve të zeza të gjenocidit. “Shpirti i popullit nuk mund të heshtë. Eshtë kënga që i këndon masakrës, është vaji i një jete të humbur që nuk do ta harrojë tragjedinë” thotë shkrimtari.

Pa e harruar të shkuarën, realizimi mbyllet me mesazhe paqeje dhe shprese për të ardhmen. Këtu e vendosi theksin edhe drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” Alket Veliu. Më tej, Veliu tha se përveç mbështetjes nga shqiptarët kudo që janë për çështjen Çame, asnjë institucion i shtetit tonë në nivel qendror dhe lokal, me përjashtim të bashkisë së Konispolit nuk u kujtua që të kishte një aktivitet përkujtimor për këtë gjenocid që ka ndodhur 80 vite më parë ndaj popullit tonë.

Ky vit, 80-vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë u shënua me shumë aktivitete të organizuara dhe mbështetura nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” brenda dhe jashtë vendit dhe mbi të gjitha me dokumentarin “Koha për t’u kthyer në shtëpi” që tashmë është me titra në gjuhët shqip, greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit