Sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni po bën historinë te Granada. Sulmuesi vazhdon që të shkëlqejë me golat dhe performancën e tij në fushë. Ai ka fituar zemrat e tifozëve të skuadrës spanjolle.
Por për futbollistin e kombëtares shqiptare të futbollit ka qenë surprizë kur ka takuar Santin, një tifoz special, i cili kishte përshkuar 11609 kilometra vetëm për të parë skuadrën spanjolle si edhe idhullin e tij, Myrto Uzunin.