Një i dënuar më parë për ngacmim seksual është arrestuar sërish për të njëjtën vepër, pasi ngacmoi një të mitur në Berat.
Ngjarja ndodhi më 25 nëntor 2024, kur i mituri A.Gj. bëri kallëzim ndaj tij, duke denoncuar se ishte kapur dhe tërhequr nga i akuzuari. Ekspertimi mjekoligjor konfirmoi dëmtime të shkaktuara nga një mjet i fortë.
Pas hetimeve dhe analizës së provave, prokuroria kërkoi arrestimin e menjëhershëm të personit të dyshuar, pasi ka rrezik të largohet dhe t’i shmanget hetimit.