Vlora është tronditur mbrëmjen e sotme nga një atentat mafioz me armë, ku janë plagosur 30-vjeçari Kevin Hajrulla dhe një kalimtar, Armand Spahiu.
Pamjet e siguruara tregojnë momentet pas të shtënave, ku qytetarët ofrojnë ndihmën e parë. Të dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Policia ka lokalizuar një automjet të dyshuar të djegur dhe po punon për identifikimin e autorëve. Grupi hetimor është angazhuar për zbardhjen e ngjarjes.