-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

29.500 qytetarët që përfitojnë nga vendimi i qeverisë për pensionet

Kryesoret

Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin që synon njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore për llogaritjen e pensioneve në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Tashmë, të gjitha vitet e punës përpara vitit 1993, do t’u njihen qytetarëve edhe nëse nuk janë të dokumentuara nëpër regjistrat shtetërorë. Janë 29.500 qytetarë që pritet të përfitojnë nga ky vendimi qeverisë, që tashmë do t’u njihen vitet e punës edhe përse nuk u rezultojnë të dokumentuara.

Çfarë parashikon projektligji?

Projektligji përcakton disa kategori kryesore:

Punësimi në institucione shtetërore dhe ish-ndërmarrje shtetërore: Periudhat e punësimit nga mosha 18 vjeç deri në hyrjen në fuqi të ligjit për sigurimet shoqërore në vitin 1993, do të njihen si vite sigurimi.

Punësimi në ish-kooperativat bujqësore: Njihen periudhat e punësimit nga mosha 18 vjeç deri në hyrjen në fuqi të ligjit për tokën në vitin 1991.

Punësimi në ish-ndërmarrjet bujqësore: Njihen periudhat e punësimit deri në hyrjen në fuqi të vendimit për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore në vitin 1992.

Procedurat dhe kriteret

Njohja e këtyre periudhave do të bëhet sipas deklaratës së kërkuesit, me kusht që:

-Kërkuesi të ketë qenë me vendbanim në qytet ose fshat gjatë periudhës së deklaruar.

-Të mos ketë vuajtur dënim me heqje lirie gjatë periudhës përkatëse.

Gjithashtu, projektligji përfshin dispozita për rivlerësimin e pensioneve ekzistuese në rastet kur përfituesit deklarojnë periudha të tjera pune.

Qytetarët që tashmë po mbushin moshën e pensionit, por nuk iu rezultojnë vitet që kanë punuar përpara 93-shit, do t’u njihen periudhat e sigurimit pa pengesa procedurale. Ky hap sipas Ministrisë së Ekonomisë, shmang zvarritjen e qytetarëve në dyer të gjykatave, ku ata shkojnë për njohjen e viteve.

Nga këto ndryshime do të përfitojnë 7500 persona që kanë punuar në ish kooperativat bujqësore dhe 22 mijë persona që kanë punuar në ish ndërmarrjet bujqësore dhe ndërmarrje shtetërore. Vetëm për vitin e parë të hyrjes në fuqi të ligjit ministria thotë se kostoja në buxhet është 40 milionë lekë./ Report

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit