-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi denoncon vendimin për termocentralin: Balluku injoron banorët e Roskovecit

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, denoncoi në seancën plenare të sotme një vendim të miratuar nga qeveria për ndërtimin e një termocentrali në zonën e Roskovecit, të iniciuar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas Bardhit, ky vendim është marrë në mungesë totale transparence dhe pa konsultim me banorët e zonës, të cilët, sipas tij, janë të papërfaqësuar në këtë proces.

“Dolën dje dy ministra dhe raportuan për vendimet që kishte miratuar në datën 18 dhjetor Këshilli i Ministrave dhe i vetmi vendim që nuk u raportua ishte kjo vendimmarrje e fshehtë, pa asnjë transparencë dhe pa asnjë konsultim me banorët për ndërtimin e një termocentrali në një zonë të banuar.”

“Kolegët që janë këtu nga qarku i Fierit e dinë shumë mirë që bëhet fjalë për një zonë nga më punëtore në Republikën e Shqipërisë. Një zonë që ka 700 hektarë me sera të ndërtuara me djersë dhe mund. Dhe papritur ata mësojnë se në mes të fshatit do t’iu ndërtohet një termocentral me pasoja të dëmshme në mjedis, produktet bujqësore, shëndetin dhe jetën e banorëve të zonës duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre”, u shpreh Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit