I plagosuri i atentatit në Vlorë, Kevin Hajrulla sot u transportua drejt “Traumës” në Tiranë për mjekim të specializuar pasi është në gjendje të rëndë për jetën. Mbi 30 plumba janë zbrazur drejt makinës ku ishte shënjestra.
Arriti të shpëtonte por në gjendje të rëndë. I plagosur mbeti edhe një shitës frutash. Në atentatin ndaj tij kanë marrë pjesë tre persona. Pas ngjarjes policia ka ushtruar kontrolle në banesa dhe biznese jo vetëm në zonën ku ndodhi ngjarja por në gjithë qytetin.
Të pyetur marrë në pyetje në komisariatin e Vlorës janë mbi 20 persona të cilët janë kryesisht miq, familjarë të të plagosurit dhe dëshmitarë të rastit.