Igli Ajazi, një ish-polic shqiptar, është arrestuar në Swansea të Uellsit pasi dyshohet se ishte i lidhur me një grup kriminal që vepronte në Londër, i përfshirë në rritjen dhe shpërndarjen e kanabisit. Ai, 26 vjeç, kishte shërbyer si oficer policie në Shqipëri deri në vitin 2022, dhe aktualisht ndodhej në Britani me vizë studentore për të studiuar kriminologji. Arrestimi i tij u realizua pas ndalimit të një makine të lidhur me bandën shqiptare.
Gjatë hetimeve, u gjetën mesazhe dhe video në telefonin e Ajazit që e lidhin me operacione të kanabisit në Londër, si dhe materiale të rënda për abuzim seksual me fëmijë dhe kafshë. Pas shpalljes fajtor për prodhim kanabisi dhe posedim materialesh të pahijshme, Ai u dënua me 20 muaj burg, por dënimi do të pezullohet për dy vjet dhe ai do të duhet të përfundojë një program rehabilitimi.