Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar nga Parlamenti seancën e sotme. Drejtuesi i lëvizjes “Mundësia” kërkoi fjalën për replikë, kryetarja e kuvendit nuk ia dha mundësinë për të folur. Shehaj bllokoi foltoren.
Spiropali e paralajmëroi disa herë, deputeti nuk u largua dhe në fund u përjashtua. “Çlironi foltoren dhe suksese” – i tha Spiropali duke i kërkuar Gardës që të marrë masa për largimin e tij nga salla.