Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka propozuar hartimin e një Kodi Fiskal të ri në Shqipëri, i cili do të përcaktojë qartë rregullat fiskale dhe do të sigurojë një sistem të drejtë për të gjithë. Ajo e cilësoi sistemin aktual të taksave të ndërtuar gjatë 11 viteve të qeverisjes së PS-së si të padrejtë dhe të dëmshëm për zhvillimin.
“Sot ka ardhur koha të ngremë një kod fiskal, një kod fiskal i cili përcakton rregullator fiskale qartë, që të dy palët politike bien dakord. Një kod fiskal që nuk ndryshon dhe nuk heq nga taksat ata që marrin favore nga qeveria. Një kod fiskale që është i drejtë për të gjithë, që ka në bazë të tij një set rregullash dhe procedurash që nuk ndryshojnë nga sot në nesër. Hartimi i këtij rregull fiskal është i rëndësishëm edhe për një strategji afatmesme të ardhurash, por edhe për një stabilitet me investimet e huaja”, tha Tabaku.
“Qeveria shqiptare sjell ligjin e investimeve strategjike, një ligj klientelist dhe korruptiv që bën biznesmenë ata që vijnë nga rruga e nuk mbështet njerëzit e punës si profesionistët e lirë. NJë ligj abuziv që duhet të kishte përfunduar, një ligj që qeveria ka marrë angazhimin që do ta ndalojë, sillet përsëri në Parlament për herë të gjashtë për ta shtyrë”, tha ndër të tjera deputetja Jorida Tabaku.