Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar pas sulmit me raketa që goditi Kievin, duke dëmtuar ndërtesa të disa përfaqësive diplomatike, përfshirë ambasadën shqiptare.
Majko e ka cilësuar këtë si një sulm të ushtrisë ruse ndaj ambasadës shqiptare dhe ka theksuar se politika ruse nuk bën asgjë rastësisht, por gjithmonë dërgon mesazhe të qëllimshme. Ai shkroi në Facebook se Rusia “të kujton se çdo gjë ka çmim” dhe se kjo është një pjesë e strategjisë së saj.
“Sulm i ushtrisë ruse ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev… Politika ruse, si rregull, nuk bën asgjë, gabimisht! Ajo të kujton, në mënyrën e vet, se çdo gjë ka çmim! (shënim nga Prishtina)”, shkroi Majko.