-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Apelit rrëzon ankimimin e gruas së Veliajt për sekuestrimin e celularit

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Ajola Xoxës për kontrollin e zhvilluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kunati i saj, Arbër Veliaj ankimuan vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kontrollin e ushtruar në banesa dhe në qendrën ‘Harabel’. Të dy pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.

Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Urdhri u dha nga hetuesi i SPAK, Olsi Dado. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Veliaj u shpreh i hapur për hetimet që po kryheshin nga SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit