-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Non Grata e Berishës do të hiqet pas 20 janarit

Kryesoret

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, shprehu bindjen se masa “non grata” e vendosur nga SHBA ndaj Sali Berishës në vitin 2021 do të hiqet pas ndryshimit të administratës amerikane, kur Donald Trump të betohet si president më 20 janar.

Gjatë një interviste në emisionin “Log” në News 24, Këlliçi theksoi se me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe sekretarit të ri të shtetit, Marco Rubio, politika do të ndryshojë dhe “non grata” e Berishës do të revokohen.

Belind Këlliçi: Që non grata e Berishës do hiqet të jeni të qartë si drita e diellit…Do hiqet a në shkurt, a në prill a në maj nuk e dimë se kur…Kasanof e di shumë mirë se në datë 21 janar aty shkon sekretar shteti Marco Rubio dhe president i SHBA Donald Trump. Marco Rubio në shkurt të këtij viti së bashku me senatorë të tjerë i ka shkruar Joe Bidenit letër publike zyrtare ku i kërkon heqjen e non gratave ..nga Amerika Latine është me origjinë ai, nuk është nga Shqipëria dhe i thotë presidentit të Amerikës që mekanizmi që ju po përdorni i non gratës po keqpërdoret dhe po përdoret për luftë politike…Kasanof e di mjaft mirë që ajo është tërësisht vendimmarrje aq sa politike dhe personale, ashtu siç vendoset ashtu edhe hiqet. Zoti Berisha ka non gratë politikë nga shoqëria e Sorosit kundër tij kaq, nuk ka non grata nga thesari i shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit