-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti për fundjavën/ Borë dhe shi, temperaturat deri në -6 gradë!

Kryesoret

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë Shqipërinë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në relievet malore në verilindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Temperaturat minimale do të bien deri në -6°C, veçanërisht në zonat malore.

Për ditën e shtunë, moti do të mbetet me vranësira dhe shira të kohëpaskohshëm, ndërsa reshjet e dëborës do të jenë më të dukshme në lartësitë më të mëdha.

Përmirësimi i kushteve atmosferike pritet të ndodhë më vonë, të dielën, ku moti do të alternojë vranësira me kthjellime. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në disa lugina shpejtësia mund të arrijë deri në 16-20 m/sek.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve, pritet që të ketë kushte të vështira në disa zona malore dhe qarkullimi në rrugët malore mund të jetë i vështirë.

e shtune

e diel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit