Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 ndiqni në kanalin e Youtube të Fondacionit Çamëria ‘Hasan Tahsini’ premierën e filmit poetik “Ode për tempujt që nuk u harruan”.
Realizimi është në kujtim të shqiptarëve të Çamërisë të masakruar nga ushtria greke në qershor -shtator të vitit 1944 në qytezat e fshatrat e vjetra të Çamërisë. Dhimbja dhe shpresa e popullsisë martire të Çamërisë.
Vargjet janë të poetit, shkrimtarit, kineastit dhe publicistit Luan Rama me një interpretim brilant të aktorit Alfred Trebicka, me regji nga Pandeli Çeço dhe produksion të Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”.
Dhimbja dhe shpresa! Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” sjell “Ode për tempujt që nuk u harruan”
Bjorn Runa: “Ode për tempujt që nuk u harruan,” një meditim mbi kujtesën dhe vuajtjen