Një BMW e zezë ka goditur me shpejtësi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, duke shkaktuar një tragjedi ku 11 persona humbën jetën dhe rreth 80 të tjerë u plagosën. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reaguar duke e cilësuar incidentin si një shenjë që “diçka e keqe mund të ndodhë”.
Ai ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre, duke theksuar mbështetje për banorët e Magdeburgut dhe falënderuar shërbimet e urgjencës për veprimin e shpejtë. Pamjet e momentit dramatik janë publikuar, duke treguar momentin kur makina hyn mes turmës me shpejtësi të madhe.
“Mendimet e mia janë me viktimat dhe të dashurit e tyre. Ne qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të të gjithë banorëve të Magdeburgut. Falënderimet e mia për të gjitha shërbimet e urgjencës në këto orë të vështira”, tha ai ndër të tjera.