-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehu: Takimi i dy parlamenteve në Prishtinë ishte shterpë, këshillat e Ramës thikë për Kosovën

Kryesoret

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër pas mbledhjes së dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës që u zhvillua në Prishtinë.

Ai e quajti takimin një “shterpë”, duke theksuar se ai nuk dha asnjë rezultat apo kontribut të ri për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Shehu theksoi se ato që tha kryeministri Rama gjatë takimit, veçanërisht këshillat që i dha Kosovës, ishin “realistisht një thikë për Prishtinën”.

Postimi i plotë

“Mos i besoni Rames e as keshillave te tij”-konkluzioni i takimit parlamentar ne Prishtine. Asgje me shume se sa ajo qe pritej nga ai “takim” shterpe i dy Kuvendeve. Asnje rezultat, asnje kontribut per ri normalizimin e maredhenieve midis dy shteteve tona.
Ne fakt as edhe ndonje ide konkrete aty.

Qofte dhe per nje Rezolute unifikuese per te denuar genocidin serb ne Kosove… edhe nga Shqiperia. Asgje pervecse teatralitetit paternist te Rames. Dhe “keshillave” te tij per Kosoven, realisht nje “thike” per Prishtinen ato! Ti kerkosh Kosoves te deklaroje “ngrirjen e dialogut me Serbine”, eshte “keshilla” me keqdashese ndaj saj.

Do te ishte ky nje hap i rrezikshem, qe do ta vendoste Kosoven ne nje situate tejet te veshtire me BE. Dhe kete “keshille” ja jep miku i Vucic, ai qe:
-Bllokoi Rezoluten per Genocidin serb ne Kosove.
-U be pjese e lojes per Sebine e Madhe nepermjet shkembimit te territoreve.
-Trumbetoi aspiraten serbe per Jugosllavine e Re nepermjet Ballkanit te Hapur.
-Bllokoi per kete qellim implementimin e Procesit te Berlimit
-Aplikoi i pari sanksionet ndaj Kosoves, dhe sot…“kerkoi” heqjen e tyre nga BE!
Prandaj kujdes….

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit