-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet ruse dëmtojnë ambasaden Shqiptare në Kiev, Ministria: Brutale! Klitschko inspekton zonën

Kryesoret

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj sulmeve me raketa të forcave ruse që goditën Kievin, përfshirë ambasadën shqiptare. Në një deklaratë të lëshuar, ministria e cilësoi këtë akt si “brutal” dhe të papranueshëm, duke e konsideruar si një shkelje flagrante të normave ndërkombëtare që mbrojnë misionet diplomatike.

Ministria theksoi se mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e ambasadave janë parime të pacenueshme, që duhet të respektohen nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Një seri sulmesh ajrore të Federatës Ruse tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona në kryeqytetin e Ukrainës.

Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa asnjë mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht.

Sulmet ajrore ruse dëmtojnë ambasadën e Shqipërisë në Kiev

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit