Edicioni i katërt i “Big Brother VIP” ka nisur mbrëmjen e sotme, duke sjellë një përmbushje të re për fansat e këtij reality show të popullarizuar. Banorja e parë që ka hyrë në shtëpi është këngëtarja Egli Tako, ish-partnerja e aktorit të humorit, Olsi Bylykut.
Ndërkohë, banori i dytë që ka iu bashkuar garës është këngëtari G Bani. Sipas informacionit të fundit, emrat e tjerë që përfliten për t’u bashkuar me shtëpinë e “Big Brother VIP” përfshijnë Rozana Radin, Laert Vasilin, Eros Grezdën, Livia Bungon, Amber Candy, Tiri Gjocin, Anila Mimamin, Valbona Mhilli, Rei Bezhanin, Besnik Qakën, Olta Dakun, Klajdi Musabelliu dhe Akil Varfi.
Disa prej konkurrentëve mund të hyjnë në shtëpi pas natës së parë, duke formuar hyrjet e mëvonshme të këtij sezoni. Emrat e përmendur janë vetëm një pjesë e listës së mundshme të konkurrentëve që do të bëjnë pjesë në këtë edicion, i cili pritet të sjellë shumë surpriza dhe dinamika interesante.