Mbrojtësi i Torinos, Sebastian Walukiewicz, ka shkaktuar panik gjatë ndeshjes kundër Bolonjas, kur u rrëzua në fushë pas vështirësive në frymëmarrje. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe e çoi në sallën e mjekësisë për një vizitë të shpejtë, ku u konfirmua një sëmundje e lehtë. Lojtari, që kishte pasur ethe në ditët e fundit, mbeti i ndërgjegjshëm dhe i kthjellët.
Për të sqaruar shkaqet e problemeve me frymëmarrjen, Walukiewicz u transportua me ambulancë në spitalin “Maria Vittoria” për analiza të mëtejshme. Ai luajti vetëm 34 minuta dhe u zëvendësua nga Mërgim Vojvoda, duke nxitur frikë tek tifozët, pas ngjarjes së ngjashme të ndodhur tri javë më parë me Edoardo Bove të Fiorentinës.