Një ditë pas sulmit tragjik në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani, ku një makinë goditi turmën, duke lënë pas pesë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, qytetarët dhe të afërm të viktimave janë mbledhur për të bërë homazhe.
Me lot në sy dhe me lule në duar, ata nderuan të humburit në vendin e tragjedisë. Sulmuesi, një mjek 50-vjeçar nga Arabia Saudite, është arrestuar dhe po merret në pyetje nga autoritetet gjermane.
Policia ende po heton motivet e sulmit, ndërsa media ka raportuar lidhur me lidhjet e tij me grupe ekstremiste.