Marius Dervishi, i njohur si “Zebervoki”, është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.
Aktori, regjisor dhe inspektor krimesh, bëri një hyrje të pazakontë, hipur mbi gomar dhe me kokore në kokë, duke i dhënë një premtim të fortë për aventurat që do të pasojnë. Dervishi është i njohur për rolet e tij në kinema, ndërsa filmi i tij i fundit, “Falli”, ka pasur shumë sukses.
Ai ka një natyrë të qetë dhe është shumë i dhënë pas familjes. Me një përvojë të gjatë si inspektor policie, ai është përgatitur të mbajë qetësinë në çdo situatë.
/5pyetjet.al