Policia e Poliçanit ka arrestuar një 35-vjeçar, A.L., për kultivim kanabisi dhe ushtrim dhune ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën 2.2 kilogramë kanabis sativa. Hetimet zbuluan gjithashtu se ai ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.
Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për procedura të mëtejshme.