Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato gjatë inspektimeve rëndësinë e parandalimit të shpejtësisë, parakalimeve të gabuara dhe drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur.
Ai apeloi për respektimin e rregullave nga drejtuesit e mjeteve, këmbësorët dhe përdoruesit e mjeteve alternative si monopatinat dhe biçikletat, duke kërkuar përdorimin e jelekëve fosforeshent gjatë natës.
Ai ka kërkuar që të tregojnë durim në raste kur lëvizja ngadalësohet për shkak të fluksit dhe që drejtuesit e motomjeteve, çiklistët dhe ata që lëvizin me monopatina, gjatë natës, të mbajnë veshur jelek fosforeshent për të shmangur ngjarjet rrugore.
Qato ka apeluar edhe për këmbësorët që të jenë sa më të kujdesshëm, të kalojnë në vijat e bardha, në mbikalime dhe vende të dedikuara për këmbësorë dhe të jenë vigjilentë kur kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin në ato akse rrugore ku mungojnë mbikalimet për qytetarët. Ai uron të gjithë qytetarët për festat e fundvitit dhe i fton të bashkëpunojnë me Policinë Rrugore për të siguruar një mjedis të sigurt në rrugët e vendit.