-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, Klajdi Merkaj ekstradohet nga Italia

Kryesoret

Klajdi Merkaj, një nga personat më të besuar të vëllezërve Çopja, është ekstraduar nga Italia dhe ka mbërritur në Shqipëri për llogari të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Merkaj, i cili u arrestua në Romë më 16 tetor 2024, ishte i përfshirë në pastrimin e parave të fituara nga veprimtari kriminale, kryer në bashkëpunim me vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, të cilët operonin nga Dubai.

Gjatë hetimeve, është zbuluar se Merkaj mbante komunikim të ngushtë me vëllezërit Çopja përmes aplikacionit “Sky”, dhe se ai ishte përgjegjës për pranimin e parave që dërgoheshin nga Londra dhe vende të tjera evropiane, të cilat përdoren për investime në bizneset e organizatës, ndërtimin e komplekseve rezidenciale në Tiranë dhe blerjen e trojeve.

SPAK ka zbuluar gjithashtu se Merkaj është i lidhur me dy kompani ndërtimi: “Merkaj Invest”, e regjistruar në vitin 2022, dhe “Merkaj 3”, e themeluar në vitin 2013, që është përfshirë në ndërtimin e kompleksit rezidencial “Mandarine Drive” në Tiranë. Klajdi Merkaj, në dhjetor 2017, ka shitur këtë kompani vëllait të tij, Endri Merkaj, për vetëm 120 mijë lekë të vjetra.

Hetimet për vëllezërit Merkaj dhe aktivitetet e tyre financiare vazhdojnë, ndërkohë që SPAK është duke analizuar llogaritë bankare dhe transaksionet e dyshimta të lidhura me këto investime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit