Një avion luftarak amerikan “US Navy F/A – 17 Hornet” është rrëzuar në Detin e Kuq, në një incident që po vlerësohet si “aksidental”, sipas njoftimit të Ushtrisë amerikane.
Piloti dhe bashkëpiloti arritën të shpëtonin pa lëndime të rënda.
Ky incident ndodhi ndërkohë që SHBA-ja realizoi sulme ajrore kundër depove të raketave dhe infrastrukturës së Houthive në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, ku u shkatërruan disa dronë dhe një raketë anti-anije.