Deputetja e PD, Jorida Tabaku, vlerëson arritjet e opozitës në mbrojtjen e 30,000 profesionistëve të lirë dhe fitoren në Gjykatën Kushtetuese për taksën e padrejtë.
Ajo thekson rëndësinë e bashkimit dhe të drejtësisë, duke nënvizuar se kjo është një betejë për një ekonomi më të drejtë dhe një Shqipëri më të mirë.
“ Partia Demokratike dhe profesionistët e lirë ia dolën të fitojnë një betejë të vështirë, duke sfiduar një qeveri që ka shkelur me dy këmbë të drejtat e qytetarëve të saj, ” tha Tabaku. Ajo shtoi se kjo fitore nuk është vetëm një triumf politik, por një leksion për fuqinë e bashkimit dhe të argumentit të bazuar në të drejtën.
“ Kjo fitore na bën krenarë, jo vetëm sepse mbrojtëm profesionistët e lirë, por sepse dëshmuam se edhe përballë një shumice arrogante, drejtësia dhe bashkimi mund të triumfojnë.
Kjo fitore është një mësim për ne dhe për shqiptarët. Një mësim se fuqia e bashkimit dhe e drejtësisë mund të triumfojë mbi arrogancën dhe padrejtësinë. Viti i ardhshëm është një mundësi për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë për të gjithë,” përfundoi Tabaku.