Në zonat e Boboshticës, Dardhës, Zemblakut, Doganës dhe Goricës kanë nisur reshjet e dëborës. Grupi i punës me borëpastrueset është angazhuar për pastrimin e rrugëve dhe po punon në terren për të siguruar kalueshmërinë e akseve.
Aktualisht, qarkullimi vijon normalisht, por drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë.
Po ashtu, ata duhet të kenë goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në zonat me reshje dëbore.