Në datën 22 dhjetor 2024, 56 vjeçari E. V., është gjetur i pajetë në zonën e quajtur “Fushat e Mejdanit” në Krujë.
Policia ka kryer një këqyrje paraprake dhe nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij. Dyshohet se 56-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Ky person ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë më 1 dhjetor 2024, pasi kishte humbur kontaktet dhe kishte lënë banesën.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.