Kilian Mbappe ka shënuar një gol në fitoren 4-2 të Real Madrid ndaj Seviljes, duke theksuar se ka ende shumë për të ofruar.
Ai shprehu se ka bërë përparim të madh me ekipin dhe se humbja e penalltisë në Bilbao i dha një mësim të rëndësishëm.
“Kemi luajtur shumë mirë; Jemi përmirësuar shumë muajt e fundit. Ishte e vështirë, sepse të luash kundër Seviljes është gjithmonë e tillë. Pas udhëtimit në Katar ishim pak të lodhur, por dhamë gjithçka në pjesën e parë, duke luajtur shumë mirë që në fillim, duke shkelur në fushën e kundërshtarit, duke parë drejt sulmit dhe duke shënuar shumë. Ndjej se tifozët madrilenë ishin të kënaqur me ndeshjen e sotme dhe po ashtu edhe ne.
Po njihemi më mirë. Ardhja ime ndryshoi shumë gjëra në ekip, por përshtatja, siç tha trajneri, ka përfunduar. Ndihem shumë mirë dhe mund ta shihni në fushë që e kuptoj më mirë veten me pjesën tjetër. Dhe ne të gjithë tashmë po luajmë shumë më mirë.
14 gola? Mund të bëj shumë më tepër. E di që kam shumë më tepër futboll në këmbë sesa po tregoj. Por, siç thashë edhe më parë, jam përmirësuar në ndeshjet e fundit. Bilbao më bëri mirë., sepse atje preka fundin; humba atë penallti… Kuptova se duhej të jepja gjithçka për këtë fanellë. Të luaj me personalitet”, pranoi sulmuesi francez.