Shatërvani i Trevi në Romë, një nga atraksionet më të njohura të qytetit, u rihap të dielën pas tre muajsh rinovimesh, përpara Vitit të Shenjtë Jubilar 2025, i cili pritet të sjellë miliona vizitorë.
Puna e rinovimit në këtë monument të shekullit të 18-të kushtoi 327,000 euro dhe solli disa ndryshime për turistët. Për të shmangur mbipopullimin, shatërvani tani do të kufizohet në 400 vizitorë në të njëjtën kohë.
Për të menaxhuar fluksin e madh të vizitorëve gjatë jubileut, qyteti ka vendosur që ata të rezervojnë hyrjen online dhe të paguajnë një taksë prej 2 eurosh për të hyrë. Secili vizitor do të ketë 30 minuta kohë për të shijuar shatërvanin.
Ndërkohë, gjatë rinovimeve, ata mund të hedhin një monedhë në një pishinë të improvizuar, një traditë që, sipas besimit të romakëve, siguron një udhëtim kthimi në qytet.