Seanca për ndryshimin e masës së sigurisë për Safet Gjicin është shtyrë për herë të dytë.
Prokurori i çështjes theksoi se akti ekspertimi i IML (Instituti i Mjekësisë Ligjore) nuk është i plotë dhe nuk ofron informacion të mjaftueshëm lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Ai kërkoi përgjigje për mundësinë e trajtimit mjekësor të nevojshëm në institucionin ku ndodhet Gjici, për të shmangur rrezikun për jetën e tij. Seanca e re do të mbahet më 30 janar, në orën 10:00.