Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet protesta e opozitës që u zhvillua mbrëmjen e sotme.
Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se nuk nëse protesta do të zhvillohet nesër për krishtëlindje apo deputetët do ikin për pushime.
“Mendoj që ka disa objektiva, afatshkurtër dhe afatgjatë. Afatshkurtër, një protestë e ka realizimin e sensibilizimit të opinion publik. Arritja finale duket nga vazhdimësia, e dyta a do kemi qeveri teknike, e treta a do i rriten votat në zgjedhjet e majit nga këto protesta, apo do i rrudhën, mbetet koha për t’u parë se kush do jetë impakti i këtyre protestave. Jam pro protestave, mendoj se protesta e sotme nuk kishte probleme serioze të një dhune që të jenë kate të cilat mund të hapen faqet e para te gazetave të huaja ku Shqipëria të jetë me bomba molotov. Mendoj se për aq sa është bërë, jam nga ata që i konsideroj normale se ne fund protestë është, nuk është festë”, tha Spahiu.