Reshjet e borës kanë përfshirë bypassin e Murrizit, duke e bërë qarkullimin më të vështirë. Borëpastrueset janë në terren, por vështirësitë janë të shumta, sidomos në zonën e Bastarit, ku shumë automjete po hasin probleme për shkak të rrugës malore.
Për më tepër, reshjet e borës pritet të vazhdojnë me intensitet dhe temperatura të ulëta mund të shkaktojnë formimin e akullit. Policia Rrugore këshillon shoferët që të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë për të udhëtuar me siguri.