Një banesë private në afërsi të shkollës pyjore në Shkodër është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon intensivisht për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.
Ende nuk janë sqaruar shkaqet që kanë shkaktuar rënien e flakëve, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij dëmi.