-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bill Clinton shtrohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Kryesoret

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është shtruar në spitalin Universitar MedStar Georgetown në Uashington për shkak të etheve. Clinton, 78 vjeç, ka shkuar për analiza dhe vëzhgim, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Zëvendës shefi i kabinetit të Clinton, Angel Urena, tha se ish-presidenti është “në gjendje të mirë shpirtërore” dhe është mirënjohës për kujdesin që po merr. Sipas një burimi të afërt, gjendja e tij nuk është urgjente dhe “do të bëhet mirë”.

Bill Clinton ka pasur probleme shëndetësore në të kaluarën, duke përfshirë një operacion në zemër në vitin 2004, një operacion në mushkëri në vitin 2005, dhe vendosjen e stentave në vitin 2010. Më 2021, ai u shtrua në spital për një infeksion që nuk ishte i lidhur me COVID-19.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit