Grupi “Shkodra Elektronike”, me këngën “Zjerm”, ka fituar Festivalin e 63 të Radio Televizionit Shqiptar, duke siguruar 143 pikë dhe mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2025.
Kënga e tyre u pranua me entuziazëm nga publiku dhe juria, ndërkohë që “Karnaval” i Elvana Gjatës dhe “Mjegull” nga Alis morën vendet e dyta dhe të treta.
Grupi, që përbëhet nga Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji, u formua në Itali dhe debutoi në Shqipëri në vitin 2020.
Ata janë njohur për bashkimin e muzikës elektronike me elemente tradicionale shqiptare. Në këtë edicion të Festivalit, “Shkodra Elektronike” u shfaq si një surprizë e vërtetë, duke fituar zemrat e publikut dhe duke e çuar këngën “Zjerm” në skenën e Eurovizionit.