-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllja e listave, reagon Partia Djathtas 1912: Një lajm shumë i keq për demokracinë në vend

Kryesoret

Djathtas 1912 ka reaguar në lidhje me vendimin që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e disa partive për lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme.

Partia Djthatas 1912 shprehet se ky vendim u mohon qytetarëve shqiptarë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur deputetët me lista të hapura, është një lajm i keq për demokracinë në Shqipëri.

Ata theksojnë se tani kanë zgjedhur që të zbatojë listat e hapura, duke dhënë shembullin për respektim të zgjedhësve, llogaridhënie ndaj tyre dhe demokraci të drejtpërdrejtë.

“Ka ardhur koha që shqiptarët të vendosin vetë përfaqësuesit e tyre me “listat e qytetarëve” dhe jo “listat e kryetarëve”. Për këtë arsye, ne do të zbatojmë listat e hapura, duke i dhënë mundësi çdo individi, figure publike, të riu, në diasporë apo kudo tjetër, që ka dëshirë dhe vizion për të ndryshuar vendin, të garojë lirisht dhe të zgjidhet me mbështetjen e qytetarëve.

Vetëm një parlament i ngritur mbi parimin e sovranitetit popullor mund të prodhojë një qeveri të ndershme dhe institucione legjitime, që janë në shërbim të qytetarëve!

Në këtë kontekst, theksojmë se, pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, zbatimi i listave të hapura nga çdo subjekt politik që me të vërtetë ka premtuar këtë parim Kushtetues, është një domosdoshmëri për të çliruar parlamentin e shqiptarëve nga uzurpimi i binomit Rama-Berisha dhe strukturave të tyre, të cilat kanë mbyllur hapësirat për konkurrencë politike.

Djathtas 1912 mbetet e përkustuar për të bërë çdo përpjekje demokratike për t’u kthyer qytetarëve besimin tek demokracia, si e vetmja zgjidhje për një Shqipëri ku do të mbizotërojë prosperiteti, liria, përfaqësimi dhe optimizmi se e ardhmja mund të jetë më e mirë në Shqipëri!”, thotë Partia Djathtas 1912.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit