Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka shprehur vlerësimet për punën e efektivëve të Policisë së Shtetit dhe shërbimeve të emergjencave, të cilët po përballen me sfidat e motit të keq në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha theksoi angazhimin e këtyre strukturave në kushtet e reshjeve të shiut dhe borës, veçanërisht në zonat malore, ku qarkullimi i mjeteve ka hasur vështirësi.
“Respekt për të gjithë efektivët dhe strukturat në përballje me sfidat e motit të keq. Ata janë gjithmonë aty për t’u shërbyer qytetarëve në kushte të vështira atmosferike,” shkruan Hoxha. Sipas tij, Policia dhe shërbimet e emergjencave janë të angazhuara maksimalisht për të siguruar sigurinë dhe asistencën për qytetarët gjatë këtyre kushteve ekstreme.