Stuhitë e borës kanë goditur rajonin e Ballkanit, duke shkaktuar kaos në trafik dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Në Slloveni, moti i keq ka penguar shpëtimin e dy alpinistëve hungarezë në malet e veriut të Lubjanës, ndërsa në Kroaci dhe Bosnje, qytetarëve u është kërkuar të mos udhëtojnë për shkak të kushteve të rrezikshme. Në Bosnjë, gati 200,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, dhe kamionët e automjetet e tjera janë bllokuar në rrugë.
Qytetarët e Rajonit të Dukagjinit në Kosovë po përballen gjithashtu me vështirësi për të lëvizur për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Autoritetet paralajmërojnë të gjithë drejtuesit e automjeteve të përdorin pajisje dimërore dhe të kenë kujdes të lartë gjatë udhëtimit.